Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Glauk Konjufca paralajmëron masa disiplinore ndaj Arben Gashit të LDK-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka quajtur gjuhë dhe sjellje të papranueshme veprimet e shefit të grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi në drejtim të shefit të kabinetit të tij, Ilir Kërçeli.

Madje Konjufca ka paralajmëruar marrjen e masave disiplinore ndaj deputetit Gashi.

“Do të shohim masat që do t’i marrim dhe masat disiplinore që i kemi në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe me një kërkim falje që është më e pakta që duhet të ndodh në këtë rast”, tha Konjufca.

“Këto sjellje janë të pa pranueshme. Duhet ti luftojmë dhe mos ti pranojnë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Pikërisht për këtë arsyeje dhe pse ishte skandaloze një veprim i tillë gjuhen që s’mund ta pranoj përpara juve sepse është e ndytë dhe ofenduese me sharje edhe familjare për këtë arsyeje ndërpritet mbledhja e Kryesisë dhe për këtë arsyeje nuk ishte e mundshme të vazhdonim”, tha ai.

Përplasjet kanë ndodhur shkaku i debatit të fundit për shpenzimet e deputetëve për karburante.

Dështon kryesia e Kuvendit – Përplasje mes Arben Gashit dhe shefit të kabinetit të Konjufcës