Glauk Konjufca largon nga puna vajzën e Migjen Kelmendit, thotë se ishte emëruar pa iu nënshtruar procedurave

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka marë vendim për shkarkimin e  Tefta Kelmendi Merran, vajzës së anëtarit të kryesisë së PDK-së Migjen Kelmendi.

Sipas vendimit të marrë dje e të siguruar nga KALLXO.com Tefta Klemendi Merran, kishte shërbyer si këshilltare në ambasadën e Kosovës në Paris dhe ishte emëruar në këtë pozitë me 16 maj të vitit 2016.

Për të arritur në këtë pozitë, vajza e zyrtarit të PDK-së nuk i ishte nënshtruar të pranimit për shërbim të jashtëm.

“Znj. Kelmendi-Merran nuk i është nënshtruar procedurave të pranimit në shërbimin e jashtëm, të përcaktuara me nenin 20 të Ligjit Nr. 03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës e as procedurave të rregullta në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, andaj Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës më datë 30.06.2020 i përfundon të gjitha obligimet ligjore dhe financiare ndaj znj. Kelmendi-Merran”, thuhet në vendim.

 

Deri më tani Konjufca ka marrë vendim për lirimin nga detyra e një numri të madh të konsujve dhe ambasadorëve.

Më 20 shkurt të këtij viti, Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca,  kishte shkarkuar 14 konsuj nga vende të ndryshme të botës, ndërsa më 3 mars Konjufca ka marrë vendim për shkarkimin e disa ambasadorëve duke përfshirë edhe ambasadoren Vlora Çitaku.

Përveç Çitakut, Konjufca ka shkarkuar edhe Edon Canën, Lirim Grejçevcn, Shpend Kallabën, Mimoza Ahmetajn, Ylber Hysën si dhe Ramadan Avdiun