Glauk Konjufca ironizon me deputetët që rrijnë në bufe e jo në seancë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka ironizuar me deputetët që nuk kanë qëndruar në sallën plenare por në bufenë e Kuvendit.

Ai u ka bërë thirrje deputetëve që të kthehen në seacnë për të votuar Rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të performancës “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës.

Pasi që deputetët filluan të kthehen në seancë ai u shprehë me ironi.

“Siç duket paska qenë një seancë tjetër në bufe qysh po e shoh. Na tu mëndu që ne jemi tu e mbajt seancën”, tha Konjufca.

Konjufca kërkoi nga administrata të tregoj nurin e deputetëve në sallë.

“Na tregoni sa është numri apo e keni problem tash m’i numërua kaq shumë. E keni befasuar administratën me këtë kthim”, tha ai.

Gjatë kësaj seancë Konjufca i kishte reaguar edhe bashkpartiakes së tij, deputetes Mirlinda Sadiku, e cila pasi kishte marr fjalën iu ishte referuar Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca si “Kryesues i Seancës”.

Konjufca iu është përgjigjur se ai është kryetar e jo kryesues.

“Unë jam kryetari, Mirlindë”, i tha Konjufca duke qeshur.

Në shumë raste seancat kanë filluar me vonesë për shkak të numrit të pamjaftueshëm të deputetëve të pranishëm.