Glauk Konjufca: FOTO: Kuvendi i Kosovës

Glauk Konjufca bën homazhe për nder të të rënëve të 9 prillit 1999 në Kaçanik

 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca sot ka bërë homazhe në Rakoc, Lagje të Re dhe te Varrezat e Dëshmorëve në Komunën e Kaçanikut, në nderim të dëshmorëve e martirëve të luftës, të rënë 22 vjet më parë.

“ Konjufca vendosi lule pranë varreve të tyre, duke vlerësuar lart veprën dhe sakrificën e të rënëve për liri” shkruan Kuvendi i Kosovës në llogarinë në Fcebook.

Më 9 prill 1999, në Rakoc dhe Lagje të Re të Kaçanikut ranë 28 dëshmorë dhe 32 martirë, në mesin e tyre edhe katër gra dëshmore: Mukadeze Muhaxheri-Lika, Lumnije Raka, Jehona Raka, dhe Emsale Frangu.