Foto-ilustrim

Gjyqtarja Mimoza Brahimi jep dorëheqje nga funksioni në Gjykatën e Tiranës

Që nga dita e mërkurë Mimoza Brahimi (Kajo) nuk do ta mbajë më funksionin e gjyqtares në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

KLGJ miratoi kërkesën e saj për të hequr dorë nga statusi i magjistratit dhe vendosi të rishpërndajë çështjet gjyqësore që ajo kishte në ngarkim.

Gjyqtarja Brahimi ka një karrierë të gjatë dy dekada në Gjykatën e Rrehtit Gjyqësor Tiranë, në të cilën ajo është emëruar në vitin 2000.

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që nga fillimi i procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëvë dhe prokurorëve deri në korrik 2021, 56 subjekte të rivlerësimit kanë dhënë dorëheqjen, ndërsa 155 gjyqtarë dhë prokurorë janë shkarkuar. (reporter.al)