Gjyqtari Nexhmi Rexhepi zgjidhet kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese
Gjyqtari Nexhmi Rexhepi është zgjedhur kryetari i ri i Gjykatës Kushtetuese.
Rexhepi do të filloj mandatin në krye të Kushtetueses më 31.12.2024.
“Në seancën administrative të mbajtur më 10 dhjetor 2024, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, bazuar në paragrafin 5 të nenit 114 [Përbërja dhe Mandati i Gjykatës Kushtetuese] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kanë zgjedhur gjyqtarin, z. Nexhmi Rexhepi, Kryetar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës: – thuhet në njoftim.
“Mandati i Kryetarit në ardhje të Gjykatës do të filloj më 31 dhjetor 2024, pasi që Kryetarja aktuale, znj. Gresa Caka-Nimani, të përfundojë mandatin nëntë (9) vjeçar të paraparë për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, sipas përcaktimeve të paragrafit 2 të nenit 114 [Përbërja dhe Mandati i Gjykatës Kushtetuese] të Kushtetutës”- ka njoftuar Gjykata Kushtetuese.
Ndërsa, gjyqtari Safet Hoxha është zgjedhur zëvendës kryetar i Gjykatës Kushtetuese.