Gjyqtari kalon në Gjykatën e Apelit, nuk mbahet seanca ndaj zyrtarit të Novobërdës

Selatin Beqiri, shef i urbanizmit në Komunën e Novobërdës, është dashur të dalë para gjykatësit për t`u përballur me akuzën e Prokurorisë për keqpërdorim të detyrës.

Bashkë me Beqirin, në këtë rast po akuzohet edhe Osman Ramadani, për heqjen e shenjave zyrtare.

Megjithatë, seanca  ndaj tyre dështoi të mbahet për shkak se kryetari i trupit gjykues, Zyhdi Haziri është zgjedhur gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Sipas aktakuzës, Selatin Beqiri, me datë 02.11.2018 i ka lëshuar leje Osman Ramadanit, për mbindërtimin e një objekti në fshatin Pasjak, Komuna e Novobërdës para se Drejtori i Inspeksionit të merr aktvendimin për ndalimin e këtij mbindërtimi.

Ky i fundit kishte dalë në vend të ngjarjes me datën 01.11.2018 në të cilën datë e ka rrethuar objektin me shirit.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i akuzuari tjetër Osman Ramadani, pasi kishte pranuar aktvendimin për ndërprerjen e punimeve për  mbindërtimin, në mënyrë të paautorizuar ka hequr shenjën zyrtare dhe ka vazhduar me punimet në mënyrë të kundërligjshme.

Seanca që është dashur të mbahet sot u shty për 12 shkurt 2021.

Mungojnë pesë dëshmitarë, shtyhet seanca ndaj shefit të urbanizmit në Novobërdë