Ndërtesa e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës Foto: KALLXO.com

Gjyqtarët e Kushtetueses mblidhen në takim

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë mbledhur brenda objektit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, merr vesh KALLXO.com

Sot mund të merret aktvendimi mbi rastin e dekretimit të Avdullah Hotit për kryeministër të Kosovës nga ana e Presidentit Hashim Thaçi.

Kjo Gjykatë, me 1 maj kishte marrë vendim për të pezulluar dekretin e Presidentit për kandidaturën e Avdullah Hotit, deri në nxjerrjen e një vendimi lidhur me kushtetutshmërinë e këtij vendimi.

Afati për nxjerrën e një vendimi lidhur me këtë përfundon më 30 maj.

Lëvizja Vetëvendosje pretendon se presidenti Hashim Thaçi ka dekretuar Avdullah Hotin në kundërshtim me Kushtetutën.