Gjykimi ndaj Salih Mustafës - 11.11.2021

Gjykimi ndaj Salih Mustafës, dëshmitari: Trupi që kemi zhvarrosur i kishte katër plumba pas shpinës dhe këmbët e thyera

(Vazhdimi i seancës – 21.11.2021 – Ora 13:05)

Dëshmitari i mbrojtur me pseudonimin 4391 në seancën e sotme kundër Salih Musatfës, dëshmoi rreth dy kufomave që kishin zhvarrosur.

Dëshmitari në seancë publike tha se pasi e kanë zhvarrosur trupin dhe e kanë nxjerrë prej batanijes kanë vërejt se këmbët i kishte të thyer dhe kishte 4 plumba prapa shpinës.

“Kur e kena nxerr prej qebes e këna vrejt se i ka këmbët e thyera, dhe 4 plumba prapa shpinës”.

Tutje dëshmitari shpjegoi se “Këmbët u dokshin të thyeme në lëvizje, kur e këna kap u dokshnin që i ka të thyme dhe katër vrima prapa shpinës”, tha ai.

Ai pastaj tregoi se trupin e zhvarrosur e kishin futur në arkivol.

“Trupin që e  këna zhvarros e këna shti në arkivol” tha ai

Ndërsa për kufomën  e  dytë dëshmitari tha se “të dy trupat  ishin të mbuluar me nga një batanije”.

Ndërsa dëshmitarit nuk iu kujtua nëse trupi i dytë i zhvarrosur ishte i ndonjë mashkulli apo femre.

(Vazhdimi i seancës – 17.11.2021 – Ora 18:12)

Gjykimi i Salih Mustafës, dëshmitarja rrëfen për zhvarrosjen e dy viktimave

Dëshmitari i mbrojtur me pseudonimin  4391 në seancën e sotme kundër Salih Musatfës dëshmoi rreth dy  kufomave  që  kishin zhvarrosur.

Dëshmitari në seancë publike tha se pasi e kanë zhvarrosur trupin dhe e kanë nxjerrë prej batanijes kanë vërejt se këmbët i kishte të thyerë dhe kishte 4 plumba prapra shpinës.

“Kur e kena nxerr prej qebes  e këna vrejt se i ka këmbët e thyera, dhe 4 plumba prapa shpinës”

Tutje dëshmitari shpjegoi se “Këmbët u dokshin të thyeme  në lëvizje, kur e këna kap u dokshnin që i ka të thyme dhe katër vrima prapa shpinës” tha ai

Ai pastaj tregoi se trupin e zhvarrosur e kishin futur në arkivol

“Trupin që e  këna zhvarros e këna shti në arkivol” tha ai

Ndërsa për kufomën  e  dytë dëshmitari tha se “të dy trupat  ishin të mbuluar me nga një batanije”.

Ndërsa dëshmitarit nuk iu kujtua nëse trupi i dytë i zhvarrosur ishte i ndonjë mashkulli apo femre.

Gjatë seancës së sotme në Gjykatën Speciale në gjykimin e Salih Mustafës, i akuzuar për krime lufte, u dëgjua një dëshmitare e mbrojtur.

Pjesa më e madhe e dëshmisë së dëshmitares me shifrën W04676 ishte e mbyllur për publikun.

Në pjesën që ishte e hapur për publikun dëshmitarja përshkroi disa fotografi të prezantuara nga prokurorja Silvia Dascoli.

Sipas deklaratës së dëshmitares në fotografitë e prezantuara shihej një vendvarrim, pastaj procesi i zhvarrimit të dy kufomave, largimi i batanijeve nga kufomat.

“Kjo është fotografia e parë e identifikimit të varrezës. Kjo fotografi është bërë në fillim të procesit kur kemi shkuar aty dhe na është thënë që këtu është varri i viktimës”, tha dëshmitarja

Ajo lidhur me këtë fotografi tha se mbi këtë varr ishin të vendosura 2 degë të drurëve.

“Këto dy degë të prera të vendosura njëra mbi tjetrën e kanë kuptimin e identifikimit dhe nuk e kanë kuptimin e fshehjes së një varri sepse ka metoda të tjera për fshehjen e një  varri”, tha dëshmitarja duke shpjeguar kuptimin e këtyre degëve mbi vendvarrim.

Në foton e dytë  dëshmitarja tha se është procesi i hapjes së varrit.

Në foton e tretë dëshmitarja tha se është procesi kur e kanë hequr batanijen prej trupit të viktimës.

“Këtu është procesi kur e kemi hequr qeben nga trupi i viktimës me të cilën ishte e mbuluar”, tha ajo.

“Qebja ishte me ngjyrë të kaltër dhe ishte e kalbur”, shtoi ajo.

Tutje dëshmitarja deklaroi se pasi e kishte identifikuar mjaftueshëm kufomën kishte kërkuar nga personat e tjerë të mos e tërhiqnin më shumë batanijen për shkak se aty kishte edhe një kufomë tjetër.

“Në momentin kur është identifikuar komplet viktima kam kërkuar që mos me u shplu ma shumë viktimën  sepse ka qenë edhe një person tjetër i varrosur pranë tij”, tha ajo.

Tutje dëshmitarja tregoi se kufoma e dytë ishte gjetur në anën e djathtë pranë kufomës së parë.

“Kufoma e dytë është gjetur nga ana e djathtë e kufomës së parë pasi që qebja ka qenë ende nën dhe”, tha ajo.

Tutje ajo shpjegoi se në atë vendvarrim ishte bërë vetëm identifikimi i kufomave dhe jo autopsia e tyre.

“Ka qenë procesi i identifikimit të viktimës dhe personat që kanë bërë identifikimin përmes rrobave të trupit të viktimës dhe jo autopsia”, theksoi dëshmitarja e mbrojtur.

Tutje për një fotografi tjetër dëshmitarja shpjegoi se në  njërën nga kufomat ishte një vrime të cilën s’mund ta identifikonin se nga çka ishte shkaktuar.

“Këtu është një vrimë e cila s’mund të konstatohet nga çka është shkaktuar”, tha dëshmitarja.

Tutje dëshmitarja tha se shenjat në kufoma nuk ka mundur t’i identifikojë pasi që kufomat ishin të dekompozuara.

“Nuk kam mujtë me identifiku sepse kufoma ka qenë në proces të dekompozimit”, tha ajo.

(Vazhdimi i seancës – 17.11.2021 – Ora 16:14)

Gjykimi ndaj Salih Mustafës, dëshmitarja flet për identifikimin e 2 kufomave

Gjatë seancës së sotme në gjykimin e Salih Mustafës, i akuzuar për krime lufte u dëgjua dëshmitarja e shtatë në këtë proces penal.

Dëshmitarja e mbrojtur me shifrën Ë04676 deklaratën e saj e dha pothuajse në seancë private për publikun.

Në pjesën që ishte e hapur për publikun dëshmitarja përshkroi disa fotografi të prezantuara nga prokurorja Silvia Dascoli.

Sipas deklaratës së dëshmitares në fotografitë e prezantuara shihej një vendvarrim, pastaj procesi i zhvarrimit të dy kufomave, largimi i batanijeve nga kufomat.

“Kjo është fotografia e parë e identifikimit të varrezës, kjo fotografi është bërë në fillim të procesit kur kemi shkuar aty dhe na është  thënë që këtu është varri i viktimës”, tha dëshmitarja

Ajo lidhur me këtë fotografi tha se mbi këtë varrë ishin të vendosura 2 drunj të pemëve.

“Këto dy degë të prera të vendosura njëra mbi tjetrën e kanë kuptimin e identifikimin dhe nuk e kanë kuptimin e fshehjes së një varri sepse ka metoda të tjera për fshehjen e një  varri”, tha dëshmitarja duke shpjeguar kuptimin e këtyre degëve mbi vendvarrim

Në foton e dytë  dëshmitarja tha se  është procesi i hapjes së varrit.

Në foton e tretë dëshmitarja përshkruaji se  është procesi kur e kanë hequr batanijen  prej trupit të viktimës.

“Këtu është procesi kur e kemi hequr qeben nga trupi i viktimës me të cilën ishte e mbuluar”, tha ajo.

“Qebja ishte me ngjyrë të kaltër, dhe ishte e kalbur”, vazhdoi dëshmitarja.

Tutje dëshmitarja deklaroi se pasi e kishte identifikuar mjaftueshëm kufomën kishte kërkuar nga personat e tjerë të mos e tërhiqnin më shumë batanijen për shkak se aty kishte edhe një kufomë tjetër.

“Në momentin kur është identifikuar komplet viktima kam kërkuar që mos me u shplu ma shumë viktimën sepse ka qenë edhe një person tjetër i varrosur pranë tij”, tha ajo

Tutje dëshmitarja tregoi se kufoma e dytë ishte gjetur në anën e djathtë pranë kufomës së parë.

“Kufoma e dytë është gjetur nga ana e djathtë e kufomës së parë pasi që qebja ka qenë ende nën dhe”, tha ajo

Tutje ajo shpjegoi se në atë vendvarrim ishte bërë vetëm identifikimi i kufomave dhe jo autopsia e tyre

“Ka qenë procesi i identifikimit të viktimës dhe personat që kanë bërë identifikimin përmes rrobave të trupit të viktimës dhe jo autopsia”.

Tutje për një fotografi tjetër dëshmitarja shpjegoi se në  njërën nga kufomat ishte një vrime të cilën s’mund ta identifikonin se nga çka ishte shkaktuar

“Këtu është një vrime e cila s’mund të konstatohet nga çka është shkaktuar”, tha dëshmitarja

Tutje dëshmitarja tha se shenjat në kufoma nuk ka mundur t’i identifikojë pasi që kufomat ishin te dekompozuara.

“Nuk kam mujt me identifiku sepse kufoma ka qenë në proces të dekompozimit”, tha ajo.

(Vazhdimi i seancës – 11.11.2021 – Ora 14:14)

Gjykimi ndaj Salih Mustafës, dëshmitari: Na kanë dhënë një taz me supë dhe bukë… vendi ku flinim kishte jashtëqitje të kafshëve

Gjatë seancës së sotme ndaj Salih Mustafës, i akuzuar për krime lufte, dëshmitari deklaroi se nuk kishin mundur t`u kundërviheshin personave që i kishin mbajtur në ndalim, pasi që ata ishin të armatosur.

“Nuk na ka shku mendja me iu kundërvu atyne se ata ishin të armatosur”, tha dëshmitari.

Tutje ai foli për shenjat nga rrahjet që kishte.

”Po prej supeve deri në bel kanë qenë shenjat”, tha dëshmitari.

Ai vazhdoi dëshminë duke treguar se edhe sot ndjen stres, energji të ulët, gjumë të shqetësuar.

“Unë edhe tani ndjej stres, energji të ulët, gjumë të shqetësuar, mendoj që kanë një ndjeshmëri më të gjerë në shikimin e gjërave si në aspektin juridik, organizativ e të gjitha”.

Në seancën e sotme  e cila pothuajse në pjesën më madhe ishte private dëshmitari iu përgjigj pyetjeve të avokatit të të akuzuarit Mustafa dhe trupit gjykues.

Dëshmitari gjatë seancës së sotme deklaroi se nuk i kujtohet data e saktë kur kishte ndodhur bombardimi i NATO-s, por e mendon që në fillim të pranverës së vitit 1999, por atij i kujtohet se stërvitjet për të qenë pjesëtar i UÇK-së i kishin bërë para bombardimeve.

“Nuk më kujtohet data e saktë kur ka ndodhur bombardimi, në prill më duket, stërvitjet i kemi bërë para bombardimeve”, vazhdoi tutje dëshmitari.

Gjatë seancës së sotme për trupin gjykues dëshmitari përshkruajti objektet në Zllash dhe largësinë ndërmjet tyre.

“Aty ishin tre ndërtesa kapun njëra me tjetrën, ndërsa të tjerat kanë qenë pak më larg”, tha dëshmitari.

Tutje ai e përshkruajti objektin ku e kanë mbajtur si ahur, që ishte në tokë dhe që kishte bajga, jashtëqitje të kafshëve.

“Vendi ka qenë tokë, kishte kapak kashtë dhe jashtëqitje të kafshëve, sepse u vike edhe era”, tha ai.

Ndërsa për ushqim tha se u kishin dhënë një taz me supë dhe bukë së bashku.

“Na kanë dhënë ushqim me një si taz ka qenë sa bakalli me ujë i metalt që janë konserva të mëdha me supë dhe bukë përshesh mrena”, tha dëshmitari

Tutje ai kujtoi edhe si kanë fjetur në ahurin ku kanë qenë të ndaluar.

“Unë kam fjetur në vendin ku e kanë lënë ushqimin e shtazëve, kanë qenë 2 batanije që e kanë mbuluar viktimën që e kanë maltretuar, pra ka pasur batanije, por jo mjaftueshëm për të gjithë”.

Gjithashtu dëshmitarit iu prezantuan edhe disa fotografi në të cilat nuk mundi të identifikonte asnjë person të njohur.

 

(Vazhdimi i seancës – 10.11.2021 – Ora 14:35)

Gjykimi ndaj Salih Mustafës, dëshmitari: Në ahur na kanë urdhëruar të thonim ‘vdekje tradhtarëve, vdekje hajnave, lavdi UÇK-së’

Në seancën e sotme ndaj Salih Mustafës, i akuzuar për krime lufte, dëshmitari tregoi se pasi ishte dërguar në një ahur në Zllash, aty i kishin çuar edhe 3 persona të tjerë.

Në ahurin që ka qëndruar dëshmitari tha se nuk i kujtohej nëse dy persona të tjerë ishin sjellë së bashku apo veç e veç.

Dëshmitari tha se të tre i kishin dërguar në një vend tjetër për t’i marrë në pyetje i cili nuk ishte larg nga vendi ku po i mbanin dhe gjatë kohës sa i kanë dërgu ua kanë mbuluar kokën.

“Kur na kanë marrë në pyetje, na kanë dërgu prej një vendi në një vend tjetër dhe na kanë mbulu fytyrën deri sa na kanë dërguar në një vend tjetër, edhe pse vendi ishte afër në bazë të asaj sa kemi ecur”, tha dëshmitari.

Tutje dëshmitari tha se ata ishin marrë në pyetje gjatë mbrëmjes, kjo sepse drita ishte e ndezur në vendin ku ata merreshin në pyetje.

“Marrja në pyetje ka qenë në mbrëmje vonë, pasi që ka qenë e ndezur drita, poqi elektrik”, tha dëshmitari.

Tutje dëshmitari tregoi se dy personat që i kishin sjellë pas tij i kishin marrë në pyetje të paktën një herë dhe ishin rrahur me shuplaka gjatë marrjes në pyetje sipas asaj që dëshmitari i kishte dëgjuar të bisedonin në ahur.

“Ata kanë thënë që me shuplaka i kanë goditur”, tha dëshmitari.

Sipas dëshmitarit ata ishin marrë në pyetje për shkak të një arme.

“Ata janë marrë në pyetje për shkak të armës, pasi që kanë kërkuar me qenë ushtar me armë të veten, njëri më i vjetër që ka qenë ka thënë me ditë që djemtë e mi janë ushtarë në Shipol të Mitrovicës e kishin rregullu menjëherë, por s`ju kam tregu”.

Po ashtu dëshmitari në seancën e sotme e ka përshkruar edhe ahurin ku mbaheshin ata.

“Ahuri ka qenë si dhomë e madhe, ka qenë stallë me drunj, muret i ka pasur me dhe, dhe kashtë, dhe ka pasur vrima të vogla ku kemi mujt me pa nga pak jashtë”, tha ai

Më pas dëshmitari foli edhe për personin e tretë që e kishin çuar në atë ahur, për herë të parë ai ishte i rrahur, i ënjtur, por mund të qëndronte në këmbë dhe të fliste, ndërsa kur e kanë çuar për herë të dytë ai kishte qenë pothuajse i vdekur.

“Kur e kanë sjellë në herën e dytë ai ka qenë gati i vdekur”, tha dëshmitari.

Tutje ai e përshkroi gjendjen e personit të tretë.

“Ai nuk ishte në gjendje as të fliste, vetëm rënkonte. Kjo ka ndodh herën e dytë para se me pru brenda në ahur e kanë rrahur aq shumë se e kanë goditur 5-6 veta dhe pasi e kanë përkundu rrahjen e kanë pru tek ne, sa herë e kanë pru tek ne na kanë urdhëruar të themi, vdekje tradhtarëve, vdekje hajnave, lavdi UÇK-së”.

Ndërsa në fund dëshmitari tha se “Personi i ka pasur duart me tel të lidhura, ishte mbi 100 kilogram”.

 

(Vazhdimi i seancës – 10.11.2021 – Ora 11:51)

Dëshmitari i radhës në gjykimin kundër Salih Mustafës, deklaroi se në Zllash e kishin pyetur kush është komandant i UÇK-së

Dëshmitari i sotëm në gjykimin kundër Salih Mustafës po jep dëshminë lidhur me qëndrimin e tij në Zllash.

Në rrëfimin e tij para trupit gjykues ai tha se ka shkuar në Zllash për t`u bërë pjesëtar i UÇK-së për t’i shërbyer vendit.

“Unë kam shkuar për t’i  kryej shërbimet ushtarake për t’i shërbyer vendit tim dhe aty i kam dhënë 100 marka të fundit, ende e kam faturën”, tha ai.

Tutje dëshmitari tha se “fatura është e bardhë, e përmban shqiponjën dy krenare e cila përmban datën, emrin dhe shumën e parave që kam dhënë”.

Dëshmitari atë ditë që kishte shkuar në Zllash tregoi se e kishin dërguar në një odë ku kishte takuar Fatmir Sopin e Sejdi Veselin dhe disa persona të tjerë.

Ata e kishin pyetur se kush ishte komandant gjeneral i UÇK-së, e dëshmitari iu kishte përgjigjur se sipas kushtetutës ishte Ibrahim Rugova.

“Unë u thashë se sipas kushtetutës komandant i UÇK-së është Ibrahim Rugova dhe nuk kishte pasur ndonjë kundërshtim aty atë ditë, por ata kanë përmendur Hashim Thaçin”, tha ai.

 

(Vazhdimi i seancës – 21.09.2021 – Ora 20:11)

Gjykimi i Sali Mustafës, dëshmitari: “Harrojsha kur kam hangër bukë”

Dëshmitari i parë në gjykimin kundër ish-eprorit të UÇK-së, Sali Mustafës, në Gjykatën Speciale, u mor në pyetje sot nga avokati Von Bone, mbrojtës i të akuzuarit.

Në pyetjen e avokatit se a i kujtohet data kur është arrestuar ose datën kur është liruar, dëshmitari i mbrojtur, i koduar me shifrën 3593, tha se ka qenë data 18 porse muaji nuk i kujtohet.

Kur avokati Von Bone e pyeti se si e di datën 18, me çfarë e lidh këtë datë, dëshmitari tha se “me 18-tin  u ra ofensiva, për atë e di” .

Tutje avokati e pyeti se për cilën ofensivë e kishte fjalën dhe ku ishte kjo ofensivë, e dëshmitari deklaroi se “në Zllash ka qenë ofensiva, për atë arsye na kanë liru”.

I pyetur nëse ka parë me sytë e tij ofensivën serbe, dëshmitari deklaroi se është largu nga Zllashi dhe ka dalë në rrugën kryesore e “aty ka pasë tanke dhe kerre te policisë”.

Dëshmitari u pyet nga avokati Von Bone për qëndrimin e tij në ahurin në Zllash.

I pyetur nga avokati  nëse mund ta prekte tavanin me dorë nëse do të mund të qëndronte në këmbë, dëshmitari u përgjigj: “Unë kam pasë ni mbulesë, u kanë terr, s’kam pa hiç kurrgjë aty”.

I pyetur nga avokati se pas sa kohësh e kanë dërguar nga ahuri i parë në ahurin e dytë, dëshmitari deklaroi se “Atë ditë më kanë dërgu te ahuri i parë pastaj pas një ore e gjysmë më kanë rrahë nja 5-6 orë e më kanë kthyer përsëri në atë ahur deri në mëngjes”.

Kur u pyet dëshmitari se sa herë është ushqyer në Zllash, ai tha se nuk e dinte a nuk ka pasur bukë apo me qëllim nuk i kanë dhënë.

Tutje ai deklaroi se nuk ka ngrënë nga 2-3 ditë.

“Harrojsha kur kam hangër bukë se nga dy-tre ditë s’kena hangër hiç”, tha dëshmitari.

I pyetur se si i dallonte ditët kur kalonin dëshmitari tha se nuk e ka ditur as ku është, as çfarë ditë është, as sa është ora, deri kur ka dalë me datë 18.

Marrja në pyetje e dëshmitarit do të vazhdojë nesër.

Ky dëshmitar ka dëshmuar edhe gjatë seancës së djeshme.