Gjykimi ndaj Pjetër Shalës - Dëshmitari: Babai ka humbur shikimin si pasojë e tortuarve

Në Gjykatën Speciale po vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës më dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga prokuroria.

Dëshminë e tij para gjykatës speciale e përfundoi dëshmitari i mbrojtur TW4-08.

I njëjti rrëfimin e tij para kësaj gjykate e kishte filluar dje e për ta përfunduar sot me pyetjet të cilat u parashtruan nga mbrojtësi i të akuzuarit Pjetët Shala, Zhan-Lui Zhilisen dhe mbrojtësi i viktimave si dhe rimarrje në pyetje nga ana e Prokurorisë.

I njëjti në seancën e djeshme kishte deklaruar për pasojat të cilat babi i tij i kishte përjetuar pas mbajtjes në fabrikën e metalit në Kukës.

Në pyetjet e prokurorisë sot dëshmitari u përgjigj se babi i tij në vitin 2008 kishte humbur shikimin, shikimin e kishte humbur sipas tij si pasojë e torturave që kishte përjetuar në kampin e ndalimit në atë kohë.

“Në vitin 2008 veç ka filluar me i humb shikimi, ka dokumentacionin që është operuar por pa sukses, do të thotë i ka 8 vite prej kohës kur është mbajt në kampin e koncentrimit në burg, kështu që të gjitha i kanë ardhë nga aty, nga torturat çnjerëzore deri në alivanosje, ku babi tregonte që kur kanë ardhë njerëzit e tjerë ju kanë thanë merrne rrehne…, tortura të ndryshme nga këta tre persona me persona te tjerë…, emrat s`ka mujt me i identifiku…”- tha dëshmitari i mbrojtur.

Gjatë parashtrimit të pyetjeve nga ana e ekipës mbrojtëse të të akuzuarit, për dëshmitarin dhe përfaqësuesit të palës së dëmtuar seanca ishte e mbyllur për publikun.

Sesioni i pasditës pritet të filloj me dëgjimin e dëshmitarit të mbrojtur i emërtuar dëshmitari gjashtë.

Dëshmitari i mbrojtur flet për babanë polic deri më 1997 dhe ngjarjet e ’98 në gjykimin ndaj Pjetër Shalës