Gjykimi ndaj gruas së 'Sandokanit', rrëfehet në Gjykatë zyrtari i Ministrisë së Punës

Në gjykimin ndaj dy zyrtarëve të MPMS-së, Sanije Rexha dhe Kushtrim Bala, të akuzuar për keqpërdorime me formularët për njohjen e statusit të veteranëve të UÇK-së, ka dhënë dëshminë e tij Ruhan Kadriu, drejtor i auditimit në Departamentin e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës, në kuadër të MPMS-së

Sanije Rexha, gruaja e ish-komandantit të UÇK-së, Abedin Rexha, i njohur si “Sandokani”, dhe Kushtrim Bala, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe ushtrim të ndikimit.

Dëshmitari Ruhan Kadriu, ka deklaruar se kishte kryer auditimet në Departamentin e Familjeve të Ddëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës (DFDIL), në vitin 2019.

Kurse për tetorin e vitit 2017, për të cilën periudhë po bëhet pjesë edhe në këtë aktakuzë, dëshmitari tha se nuk ishte i sigurtë nëse ishte bërë auditim në vitin 2017.

Sipas tij, gjatë auditimit kishin vërejtur lëndë pa leje të njoftimit valide, apo pa vërtetimin të punësimit, por tha se nuk kishin hasur në asnjë lëndë që nuk kishte pasur vërtetim-certifikatë të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

Më pas i njëjti ka shpjeguar se aplikacionet duhet të plotësohen nga aplikuesi, por në udhëzim administrativ ishte paraparë që zyrtari i MPMS-së mund ta ndihmojë aplikuesin për plotësimin e këtij formulari.

Ai ka treguar se nuk ka dijeni nëse e akuzuara Sanije Rexha kishte pasur të drejtë të marrë aplikacione nga zyrtari përgjegjës dhe të shkojë në teren te personi i caktuar për mundësimin e plotësimit të aplikimit.

“Nuk kam siguri të mjaftueshme që ligji që e rregullon këtë çështje e thotë se duhet me shku me bo aplikimin diku tjetër, përshkrimi i vendit të punës nëse e lejon, njësia e monitorimit dhe kontrollit ka të drejtë në kontroll të kësaj skeme kudo që paguhen paratë e MPMS-së, brenda apo jashtë vendit”, ka deklaruar dëshmitari.

Tutje më pas dëshmitari ka shtuar se gjatë auditimit kishin hasur në disa pa rregullsi, mirëpo sipas tij në raport nuk ishte praktikë dhe nuk do të jetë praktikë e mirë, me tregu me emër nëse dikush ka gabuar ose nuk ka gabuar, duke treguar se rekomandimet i kishin bërë në bazë të të gjeturave.

“Nëse ne i kemi hasur gjatë testimit dy vendime në lëndë, ne kemi konstatuar se pala përfituese nuk ka marrë vendim dhe ne i llogarisim si të gjetura që në fakt ajo pjesa bazike është krejt në rregull por se dy vendime kanë qenë në lëndë, kjo nënkupton se detyrimisht duhet me ia dhënë një kopje palës”, shtoi dëshmitari.

Në pyetjen e prokurorit Dren Paca, se nëse kanë hasur ndonjë kërkesë ndaj dy të akuzuarve në fjalë në bazë të cilës të njëjtit iu kanë drejtuar eprorëve të tyre për tërheqjen e aplikacioneve? Dëshmitari tha se në asnjë mënyrë nuk kanë hasur ndonjë kërkesë ndaj dy të akuzuarve.

Kurse sa i përket pjesës ku u pyet nga prokurori Paca se a kishte dëshmitari njohuri se dy të akuzuarit kanë tërhequr 31 aplikacione dhe kanë shkuar në Republikën e Shqipërisë për t`i plotësuar, i njëjti u përgjigj se për këtë kishte dëgjuar në media, dhe shtoi se në institucionin ku dy të akuzuarit punonin kishte shkuar disa herë, por sipas tij menaxhmenti nuk kishte shfaqur asnjëherë këtë shqetësim.

Më pas dëshmitari tregoi se ligji nuk e përcakton se a kanë të drejtë zyrtarët e ministrisë që pa lejen e eprorit apo menaxhmentit t`i tërheqin aplikacionet nga departamenti (DFDIL), dhe të njëjtat t`i dërgojnë jashtë Kosovës.

“Nuk e përcakton ligji, unë nuk e kam has këtë në asnjë akt ligjor, ose nënligjor që e rregullon këtë çështje”, tha dëshmitari.

Pas kësaj seanca e radhës u caktuar për datën 4 shkurt.

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Sanije Rexha dhe Kushtrim Balës, të cilët dyshohen se gjatë muajit tetor 2017, në bashkëveprim duke i shfrytëzuar pozitat e tyre kishin tejkaluar kompetencat dhe pa autorizim kishin marrë 31 formularë për njohje të drejtës së veteranit të luftës dhe kishin shkuar në Krumë të Shqipërisë që t’i plotësonin këta formularë nga 31 shtetas të Republikës së Shqipërisë.

Prokuroria thotë se formularët e mbushur në Shqipëri u dorëzuan në Kosovë në DIFDL të MPMS, dhe aplikuesit përfituan nga statusi i veteranit të luftës 133,280 euro në mënyrë të kundërligjshme,  edhe pse formularët nuk u dorëzuan personalisht nga aplikuesit.

Gjithnjë sipas prokurorisë, Sanije Rexha dhe Kushtrim Bala si persona zyrtarë, më 16 janar 2019 në zyrën e Sanije Rexhës kishin ushtruar ndikim të drejtpërdrejtë në zyrtaren për pranimin e formularëve në DIFDL të MPMS Vlora Blakqori për pranimin e 4 formularëve të sjella nga Sokol Poga, shtetas i Republikës së Shqipërisë.

Gjykatësi në konferencë, dështon gjykimi për formularët për statusin e veteranëve të UÇK-së