Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gjykatësja në Lipjan pengohet gjatë kryerjes së detyrës

Një burrë është arrestuar të hënën gjatë ditës në Lipjan, nën dyshimin se i njëjti gjatë seancën gjyqësore ka penguar gjykatësen gjatë kryerjes së detyrës.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka thënë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hamzë Jashari” në Lipjan, dje rreth orës 10:10.

Rasti është iniciuar si “Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës”, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.