Gjykatësit zgjodhën anëtarin e tyre në Këshillin Gjyqësor

Pas pesë orëve mbledhje dhe dy votimeve të njëpasnjëshme, gjyqtari Avni Mehmeti është zgjedhur anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK).

Me 155 vota të marra nga gjyqtarët e gjykatave themelore të Kosovës, Komisioni konstatoi se Avni Mehmeti është fitues i pozitës së hapur.

Rivali i Mehmetit për këtë pozitë, gjyqtari nga Gjykata e Gjakovës, Mentor Bajraktari mori 132 vota në votimin e dytë.

Ndërsa Venhar Salihu (Gjilan) dhe Burim Emerllahu (Ferizaj) u eliminuan në raundin e parë.

Nga 330 gjyqtarë, 328 patën të drejtë vote. 295 votuan në raundin e parë kurse 287 në të dytin.

Kjo pozitë ka mandat 5 vjeçar.