Adem Grabovci duke dhënë fjalën përfundimtare në rastin `Pronto` - 30.12.2019

Gjykatësit i duhet më shumë kohë për arsyetimin e 'Prontos'

Sot u bënë një muaj nga dita kur Gjykata e Prishtinës  shpalli  vendimin me të cilin liroi Adem Grabovcin dhe të akuzuarit e tjerë të klanit “Pronto” në mungesë të provave.

Gjykatësi i rastit me datën 28 janar i ishte drejtuar kryetares së Gjykatës, Afërdita Bytyçi, nga e cila kishte kërkuar zgjatjen e afatit për përpilimin e aktgjykimit për shkak se rasti është i ndërlikuar.

Nga zyrtarja për informim, Kallxo.com konfirmoi se kryetarja e Gjykatës e ka miratuar kërkesën e tillë duke i dhënë afat shtesë për përpilimin e aktgjykimit.

Prokuroria Speciale në prill të vitit 2018 kishte ngritur aktakuzë ndaj Adem Grabovcit, Arbenita Pajazitit, Besim Beqajt, Ilhami Gashit, Njazi Kryeziut, Zenun Pajazitit, Fatmir Shurdhaj, Sedat Gashi, Ismet Neziraj, Xhavit Dakaj, Rexhë Abazit për veprën penale, shkelje e statusit të barabartë të qytetarëve të Republikës së Kosovës duke u mundësuar përparësi dhe privilegje personave me bindje politike në pozita udhëheqëse në ndërmarrje publike.

Prokurorja Drita Hajdari: Të fuqishmit e politikës i shpëtojnë drejtësisë