Gjyqtari Sali Berisha, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Gjykatësi nga Peja lirohet nga paraburgimi

Pas 3 muajve të qëndrimit në paraburgim Gjykatësi nga Peja, Sali Berisha do të qëndrojë në arrest shtëpiak.

Berisha është i dyshuar për keqpërdorim të detyrës.

Gjykatësi i Krimeve të Rënda nga 19 shtatori   deri me datën 19 të këtij muaji ishte në paraburgim.

Prokuroria Speciale kishte bërë kërkesë që masa e sigurisë ndaj gjykatësit të zbutet.

Këtë e konfirmoi për KALLXO.com,  Zyrtarja për Informim e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi

Sipas prokurorisë gjyqtarit tani të pandehurit Sali Berishës i ishin gjetur 2 mijë euro ryshfet nga aplikimi i masave të fshehta nga Policia e Kosovës.

Kallxo.com ka raportuar vazhdimisht në lidhje me këtë rast.