Gjykata vendosi për Xhabir Zharkun

Gjykata e Ferizajt ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë për masën e sigurisë në rastin e ish-kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku.

Një muaj paraburgim është vendimi i Gjykatës së Ferizajt.

Xhabir Zharku është arrestuar dje në Aeroportin e Prishtinës nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale në kohën sa ka qenë kryetar i Komunës së Kaçanikut.

Sipas Prokurorisë, Zharku ka kryer dy vepra penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare në periudha të ndryshme kohore.

Prokuroria konsideron se ka bazë për të besuar se nëse Zharku lirohet i njëjti mund të arratiset dhe të pengojë rrjedhën e procedurës hetimore duke ndikuar në dëshmitarë.

Prokuroria në kërkesën e saj për paraburgim ka marrë shembull arratisjen e Zharkut për shkak të dënimit me burgim prej 3 viteve, “ me ç’rast i pandehuri është arratisur në shtetin e Suedisë për t’iu shmangur ekzekutimit të dënimit deri sa është bërë parashkrimi absolut  i ekzekutimit të dënimit “ thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Kështu që, sipas Prokurorisë, nëse Zharku lihet në liri ka gjasë reale se ai do të arratiset përsëri dhe sigurimi i tij para organeve të drejtësisë do të ishte i pamundur.

Sipas Prokurorisë, nëse Xhabir Zharku lirohet ai mund të arratiset sikur kur ishte dënuar me burg

https://kallxo.com/lajm/xhabir-zharku-del-para-gjykates-prokuroria-kerkon-paraburgim/