Gjykata vendos për Vali Corleonen

Princvalentino Corleone, i njohur si Vali Corleone, i akuzuar se ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm dhe ka bartur armë pa leje, është liruar për herë të dytë nga akuzat.

Ky shqyrtim gjyqësor kishte nisur nga fillimi pasi që Gjykata e Apelit lëndën e kishte kthyer në rigjykim për shkak të shkeljeve procedurale.

Edhe në shqyrtimin e parë gjyqësor i akuzuari Corleone ishte liruar nga akuzat në mungesë të provave.

Princvalentino Corleone dhe Gent Qamili akuzoheshin se pasi ishin marrë vesh, në bashkëveprim kanë tentuar të shkaktojnë rrezik të madh për jetën e njerëzve.

Tutje sipas Prokurorisë, i akuzuari Corleone i kishte dhënë  të akuzuarit Gent Qamili një çantë në të cilën ishte e vendosur një granatë dore e tipit “A1” dhe e kishte udhëzuar që ta vendosë në diskotekën “Stop”, për çka i kishte premtuar shpërblim prej 300 eurosh.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Corleone dhe Qamili akuzoheshin edhe se kanë bartur armë pa leje dhe në kundërshtimin me ligjin për armët.

Carleone, në seancën e datës 18 qershor e pati kundërshtuar aktakuzën duke kërkuar nga Gjykata lirimin nga akuzat.

Vali Corleone sërish në gjyq për bombën e vendosur në diskotekën e Gjilanit