Vrasja në Mitrovicën e Veriut, FOTO - KoSSev

Gjykata vendos për të dyshuarin për vrasjen e babait dhe vëllait në Mitrovicën e Veriut

Gjykata e Mitrovicës ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji për personin me inicialet M.B, i cili ditë më parë dyshohet se vrau babanë dhe vëllanë e tij në Mitrovicën e Veriut.

Sipas gjykatës, i dyshuari akuzohet për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

I pandehuri M.B., dyshohet se për motive tani për tani të panjohura ka vrarë me thikë babanë e tij M.B., dhe vëllanë binjak U.B.

Në orët e hershme të 27 maj 2022, në rrugën  “Krajl Petri“ në Mitrovicë e Veriut mbetën të vrarë avokati Millan Bigoviq dhe djali i tij, U.B.

 

Pamje nga vendi i ngjajres – I vrari bashkë me djalin e tij është avokati Millan Bigoviq