Foto-ilustrim

Gjykata vendos për të dyshuarin për sulmin seksual ndaj alpinistes Mrika Nikqi

Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit F. Beqiraj, i cili dyshohet për sulm seksual ndaj alpinistes Mrika Nikqi.

KALLXO.com merr vesh se masa e paraburgimit ndaj të pandehurit do të llogaritet që nga dje deri më 30 tetor të këtij viti.

F.Beqiraj është arrestuar dje nga Policia e Kosovës si i dyshuar për sulm seksual ndaj alpinistes Mrika Nikqi.

Alpinistja Mrika Nikqi ka publikuar një video ku shihet duke u sulmuar nga një person në një rrugicë në qytetin e Pejës.

Ajo ka treguar se sulmi ka ndodhur më 27 shtator në orët e mbrëmjes.

Dyshime për sulm seksual, publikohet videoja e sulmit ndaj alpinistes Mrika Nikqi në Pejë (VIDEO)