Pamje: Emocionet kur gjykata shqipton dënimin për vrasjen që tronditi Ferizajn

Gjykata e Ferizajt ka shpallur aktgjykim dënues ndaj pesë të akuzuarve për vrasjen me thikë të 24-vjeçarit, Bajram Qeli.

I akuzuari Leonit Muhaxheri, për vrasje të rëndë është dënuar me 17 vjet burgim, Albin Balia e Eugen Bajralia janë dënuar me nga dy vjet burgim për pjesëmarrje në rrahje.

Ndërkaq, Mërgim Atanasova për dhënien e ndihmës në vrasje është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 7 muajsh. Rinor Jashari, i akuzuar për kanosje dhe moslajmërim të veprave apo kryesëve, është dënuar me 5,500 euro gjobë.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, Leonit Muhaxheri, akuzohet për veprën penale vrasje e rëndë.

Sipas prokurorisë më 4 shtator 2020, në Ferizaj, pas një mosmarrëveshje, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin Bajram Qeli, me ç’rast ka vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit Alorin Leka.

Bajram Qeli kishte ndërruar jetë në Emergjencë, pasi nuk kishte arritur t’u mbijetonte plagëve të marra nga plagosja me thikë.

Videon e shpalljes së aktgjykimit mund ta gjeni KËTU.