Gjykata vendos për lirinë e luanit ‘Gjoni’

Gjykata Themelore në Gjilan ka vendosur që të konfiskohet luani, i cili ka qenë duke u mbajtur kundërligjshëm nga një restorant në Gjilan.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Parkut të Arinjve në Prishtinë.

Sipas zyrtarëve të Parkut të Arinjve në Prishtinë, me vendimin e gjykatës, autoritetet përgjegjëse tashmë janë të obliguara ta konfiskojnë kafshën dhe ta dërgojnë atë në një vend të përshtatshëm jashtë Kosovës.

“Më shumë se një vit që kur luani ‘Gjoni’ ishte gjetur se po mbahej ilegalisht diku në rajonin e Gjilanit, gjykata ka vendosur që luani të konfiskohet. Me këtë vendim gjykate autoritetet përkatëse janë të detyruara të zhvendosin luanin nga kafazi ku mbahet dhe t’i gjendet një zgjidhje e përshtatshme jashtë Kosovës. Pavarësisht kësaj, e ardhmja e ‘Gjonit’ ende është e pasigurt. Javën që shkoi ne t’gjithë i kemi bërë thirrje ministrit në detyrë z. Muharrem Nitaj, që të bëjë gjithçka që është në mundësitë e tij si ministër që të bëhet një zgjidhje për luanin sa më shpejt. Ministri Nitaj është përgjigjur me një deklaratë premtuese se ai do të bëjë gjithçka që është e mundur që të gjendet një zgjidhje e shpejtë për këtë rast. Ky premtim i z. Nitaj së bashku me vendimin e fundit të gjykatës më në fund sjell pak dritë në këtë rast shumë të ndërlikuar”, thuhet në publikim.

Një vit nga mbajtja ilegale e luanit në Gjilan, bëhet apel që të lirohet

Organizatat për të drejtat e kafshëve reagojnë ndaj ngujimit të një luani në Gjilan