Gjykata vendos për drejtorin e akuzuar të kompanisë “Eco Higjiena” në Gjilan
Edhe pas gjykimit për herë të dytë, Senad Ramaj, drejtor i kompanisë “Eco Hixhiena” është liruar nga akuza për keqpërdorim të detyrës.
Gjykata e Gjilanit e ka liruar nga akuza edhe Besim Osmanin, përfaqësues ligjor kompanisë, i cili akuzohej për falsifikim të dokumentit.
Ky shqyrtim i dytë ishte urdhëruar nga Gjykata e Apelit, pasi që Gjykata e Gjilanit të akuzuarit i kishte liruar nga akuzat në shqyrtimin e parë.
Sipas Prokurorisë së Gjilanit, Senad si Drejtor i Kompanisë “Eco Higjiena”, në kundërshtim me ligjin, në muajin korrik të vitit 2015, ka keqpërdorur autoritetin e tij zyrtar duke nxjerrë aneks statutin nr.513 pa pëlqimin e bordit të drejtorëve.
Tutje sipas aktakuzës, Ramaj ka marrë edhe vendime në mënyrë të kundërligjshme për pagesa për avokatë të pa licencuar, me pagë prej 300 euro në muaj, brenda periudhës një vjeçare.
Kurse Besim Osmani, akuzohej se në mënyrë të kundërligjshme ka falsifikuar autorizime për të përfaqësuar kompaninë “Eco Higjiena”, në konteste gjyqësore.
Në seancen e fundit për këtë çështje ku ishte dhënë fjala përfundimtare, Prokurori Isuf Sadiku pati kërkuar nga Gjykata dënimin e të akuzuarve, kurse të akuzuarit patën kërkuan lirimin nga akuza, pasi që nuk e ndienin veten fajtor.
I akuzuari akuzon prokurorin se “është privat e jo i shtetit”