Gjykata vendos masën për 8 policët e arrestuar

Në Gjykatën e Prishtinës është mbajtur sot seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 8 policëve të arrestuar.

Avokatja Fortesa Syla ka konfirmuar për KALLXO.com se gjykata ka vendosur që 6 policëve t’iu caktohet masa e paraburgimit, ndërsa dy të tjerëve masa e arrestit shtëpiak.

8 policët e arrestuar dyshohen për për veprat penale  të keqpërdorimit dhe autorizimeve, ushtrimit të ndikimit, lëndim i lehtë trupor, shitblerjen dhe posedimin dhe shpërndarjen e substancave narkotike.

Lumezi jep detaje nga aksioni i sotëm që u arrestuan 8 policë