Gjykata Themelore në Ferizaj ‘sqaron’ komunikatën ku njoftoi për motivet e vrasjes së 18 vjeçares

Gjykata Themelore e Ferizajt përmes një komunikate të re për media ka sqaruar komunikatën e lëshuar sot gjatë ditës në lidhje me caktimin masës së paraburgimit për të dyshuarit A.S.

Në komunikatën e lëshuar para disa orëve, Gjykata Themelore e Ferizajt kishin përmendur dyshimet e motivit të vrasjes së 18 vjeçares në Ferizaj.

Në lidhje me këtë komunikatë, ka pasur reagime të shumta për faktin se janë përmendur motivet e vrasjes dhe detaje të tjera në lidhje me dyshimet e para mbi motivet e vrasjes së 18 vjeçares.

Në reagimi, Gjykata Themelore e Ferizajt thotë se shpërndarja e informatave mbi motivet e vrasjes së 18 vjeçares i ka dhënë në përpjekje për të ofruar sa më shumë informacione mbi rastin.

“Gjykata Themelore në Ferizaj, në përpjekje për të dhënë sa më shumë informata lidhur me rastin e caktimit të masës së paraburgimit, ndaj njërit prej të dyshuarve për vrasjen e 18 vjeçares, ndër të tjera ka përmendur edhe motivet e vrasjes të cilat janë nxjerrë nga kërkesa e Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe dosjes së lëndës, në bazë të të cilave është marr edhe aktvendim nga gjyqtari i procedurës paraprake për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit A.S.”, thuhet në reagimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Tutje në reagim, Gjykata Themelore e Ferizajt thotë se do të sigurohen se i gjithë procesi do të jetë i drejtë dhe transparent.

“Gjykata respekton parimin e prezumimit të pafajësisë dhe siguron proces të drejtë, të paanshëm dhe transparent të këtij rasti deri sa vendimi të marr formën e prerë”, thuhet në fund të reagimit.

Një muaj paraburgim për A.S. i dyshuar për vrasjen e 18 vjeçares