Gjykata Themelore dënon me 10 vjet burg Zoran Vukotiq për dhunë seksuale gjatë luftës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se për herë të parë Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me burg Zoran Vukotiq për krime seksuale gjatë luftës.

“Sot, për herë të parë, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me 10 vite burgim kriminelin, Zoran Vukotiq për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar ministrja Haxhiu në Facebook.

Ajo shtoi se ky është lajm shumë i mirë për viktimat, por edhe historinë dhe të ardhmen e Kosovës.

“Ky është një lajm shumë i mirë për të gjitha viktimat e dhunës seksuale të luftës, për qytetarët por edhe për historinë dhe të ardhmen e Kosovës”, potencoi Haxhiu.

Ndaj këtij vendimi mund të ushtrohet ankesë në Gjykatën e Apelit.