Kryeministri britanik, Boris Johnson

Gjykata supreme e Britanisë e shpall të paligjshëm pezullimin e Parlamentit  

Vendimi i Kryeministrit Britanez, Boris Johnson, për të pezulluar Parlamentin për pesë javë ishte i paligjshëm sipas  Gjykatës Supreme Britaneze.

Gjykatësit thanë se ishte e pa rregullt të ndalohen deputetët nga kryerja e detyrave të tyre në prag të afatit të Brexit-it më 31 tetor, raporton BBC.

Kryeministri i cili është përballur me thirrje për të dhënë dorëheqje pas këtij vendimi të Gjykatës, tha se “nuk pajtohet aspak” me aktvendimin, por do ta “respektojë” atë.

Konferenca e Partisë Laburiste përfundoi herët si pasojë e këtij vendimit dhe deputetët do kthehen në Ëestminster, të gatshëm të rifilojnë punën në Parlament të Mërkurën.

Një zyrtar i lartë i qeverisë tha se Kryeministri bisedoi me Mbretëreshën pas këtij vendimi të Gjykatës Supreme, por nuk dëshiron të zbulojë detajet e bisedës.

Johnson, i cili kthehet në Londër nga New York-u të Mërkurën, gjithashtu ka bërë një telefonatë 30-minutëshe me kabinetin e tij.

Përgatiti- Senad Durguti