Gjykata Speciale publikon pushimet vjetore për stafin për vitin 2020

Gjykata Speciale në Hagë, ka bërë publike pushimet vjetore për stafin e vet, për vitin 2020.

Sipas një njoftimi të publikuar, pushimi veror për vitin 2020 për punëtorët e Gjykatës Speciale fillon nga 27 korriku deri më 14 gusht 2020, kurse pushimi dimëror nga 21 dhjetori deri më 1 janar.

“Kryetarja e Dhomave të Specializuara, duke vepruar në bazë të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, pas këshillimeve me Administratoren, me anë të këtij vendimi përcakton periudhat e pushimit për vitin 2020”, thuhet në njoftim.

Kryetare e Dhomva të Specializuara në Hagë është Ekaterina Trendafilova.