
Gjykata Speciale ia refuzon Hashim Thaçit kërkesën për të vizituar babanë e sëmurë
Gjykata Speciale në Hagë ia ka refuzuar Hashim Thaçit kërkesën për të vizituar babanë e tij të sëmurë në Kosovë.
Kështu ka njoftuar avokati i ish-presidentit Thaçi, Luka Mishetiçq përmes një postimi në “X”.
Avokati Mishetic ka bërë të ditur se babai i Thaçit është sëmurë dhe është kthyer në spital.
“Babai i klientit tim Hashim Thaçi është shumë i sëmurë dhe është kthyer në spital. Ne kishim kërkuar që Hashim Thaçit t’i lejohet një lirim i shkurtër dhe i mbikëqyrur për ta vizituar (babanë e tij) për arsye humanitare. Prokurori i Specializuar e ka kundërshtuar dhe gjykatësit e kanë refuzuar vizitën” – ka shkruar avokati.
My client Hashim Thaci’s father is quite ill and back in hospital. We had requested that Hashim Thaci be granted a short, supervised release to visit him on compassionate grounds. The Specialist Prosecutor’s Office opposed, and the judges denied the visit. https://t.co/9j7IbNOPR7
— Luka Misetic (@MiseticLaw) February 6, 2025
Hashim Thaçi, bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin po mbahen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.
Ata po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.