Gjykata Speciale heq një pikë të aktakuzës ndaj krerëve të UÇK-së

Gjykata e specializuar ka marrë vendim që të tërheq një pikë të aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit të cilët janë të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe janë duke qëndruar në paraburgim në Hagë për gati 2 vite.

Ky vendim ka ardhur pasi që prokuroria ka konsideruar se nuk ka prova të mjaftueshme për të argumentuar së ndaj një viktime në komunën e Ferizajt janë kryer vepra penale.

ZPS kërkon një orar të informimit deri me datën 30 shtator 2022 për të mundësuar ngritjen e një aktakuze tjetër e cila do të jetë e ndryshuar. Ndërsa gjyqtari i procedurës e konsideron diskutabsile një kërkesë të tillë.

ZPS deri me 30 shtator është urdhëruar që të dorëzoj në dhomat e specializuara aktakuzën e ndryshuar.

Me 26 tetor 2020 ishte konfirmuar aktakuza e parë ndaj ish krerëve të UÇK-së, ndërsa më prill të këtij vitit Prokuroria kishte bërë ndryshime në aktakuzë.

Kjo pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar ka paraqitur aktakuzë të ndryshuar ku i ka zgjeruar akuzat për krime lufte, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Këto krime sipas prokurorisë janë kryer edhe në konviktet e Gjilanit, në Budakovë dhe Semetishtë.

Personat që janë ndaluar dhe dërguar në këto zona përshkruhet se ishin serbë, bashkëpunëtorë të tyre ose përkrahës të LDK-së.

Në këto ndryshime të prokurorisë janë kryer edhe në konviktet e Gjilanit, në Budakovë dhe Semetishtë.

Personat që janë ndaluar dhe dërguar në këto zona përshkruhet se ishin serbë, bashkëpunëtorë të tyre ose përkrahës të LDK-së.

Ndërkaq Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Ata po akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me akuza për krime kundër njerëzimit, si përndjekje, burgosje, akte çnjerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me 4 pika për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Sipas aktakuzës këto krime janë kryer në territore të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë, si në Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Majac, Zllash, Kleçkë, Kukës dhe Rahovec.

Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte njoftuar Gjykatën Speciale më 23 korrik për hetimin penal ndaj katër krerëve të UÇK-së.

Ndërkaq, në prill të 2022, ZPS-ja ka paraqitur aktakuzë të ndryshuar, ku i ka zgjeruar akuzat për krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë dhe Semetisht.

Personat që janë ndaluar dhe dërguar në këto zona përshkruhet se ishin serbë, bashkëpunëtorë të tyre ose përkrahës të LDK-së.