Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë, Hagë

Gjykata Speciale fton veteranin Sejdi Berisha

I ftuari i radhës së Gjykatës Speciale është ish-pjesëtari i UÇK-së nga Zona e Pashtriut, Sejdi Berisha.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

“Tash u njoftova se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, veterani Sejdi Berisha, nga Kijeva e Malishevës, pjesëtar i Brigadës 122, ZO e Pashtriut”, ka shkruar Gucati në rrjetin social ‘Facebook’, të premten.

KALLXO.com ka raportuar dy ditë më parë se Samidin Xhezairi, i njohur si komandant Hoxha në luftën e fundit në Kosovë, është ftuar nga Gjykata Speciale.

Përveç kësaj, KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për ftesat nga kjo gjykatë të cilat mund t’i lexoni në këtë link. 

Komandant Hoxha ftohet nga Gjykata Speciale