Gjykata Speciale flet rreth mundësisë që Kadri Veseli të lirohet përkohësisht

Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale kanë deklaruar se një panel i kuadrit ligjor të Gjykatës, do të vendosin për kërkesën e mundshme që Kadri Veseli të vizitojë Kosovën, pas vdekjes së babait të tij.

“Kuadri ligjor i Dhomave të Specializuara të Kosovës lejon personat e ndaluar të bëjnë kërkesa tek Paneli kompetent kur ka arsye bindëse humanitare. Paneli do të vendosë për kërkesa të tilla”, thuhet në përgjigjen e zëdhënës së Speciales, Angela Griep për KALLXO.com

Gjatë ditës së sotme ka vdekur babai i ish- kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

KALLXO.com pati raportuar se ish-lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka qenë në Kosovë në maj të këtij viti për shkak të gjendje shëndetësore të babait të tij.

Këtë e kishte konfirmuar për KALLXO.com edhe zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep.

Në orët e para të ditës së sotme ka vdekur babi i Kadri Veselit, Fazli Veseli.

Vdes babai i Kadri Veselit