Gjykata shtyn ekzekutimin e lejeve për hidrocentralet në Lumbardh

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shtyrë ekzekutimin e lejeve për tri hidrocentralet e kompanisë “Kelkos Energy” në Lumbardh të Deçanit.

Getoar Mjeku, njëri prej avokatëve të paditësve ka shkruar në Facebook për vendimin e Gjykatës Themelore se tri hidrocentralet e “Kelkos Energy”.

“Si përfaqësues i paditësve, sot mu dorëzua aktvendimi i Gjykatës Themelore Prishtinë për shtyrjen e ekzekutimit të lejeve ujore e mjedisore dhe licencave për prodhimin e energjisë që organet shtetërore i kanë dhënë kompanisë ‘Kelkos Energy’ për tri hidrocentralet. Shtyrja e ekzekutimit vendoset për të parandaluar dëmin e pariparueshëm deri kur të shqyrtohet padia jonë kundër dy organeve vendimmarrëse, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë”, ka shkruar Mjeku në facebook.

Sipas tij, me aktvendim të veçantë, gjykata ka miratuar edhe zgjerimin e dyfishtë të padisë.

“Përveç aktivistit Faton Selmanaj, paditës do jenë dy qytetarë të Deçanit, të cilët po mbrojnë tokën e vet nga veprimtaria e paligjshme e Kelkosit. Kontesti do të përfshijë vendimin e para do ditëve të MEA-s për ta pajisë me leje ujore hidrocentralin e tretë ‘Lumbardhi II’, ka shkruar më tej Getoar Mjeku.

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje ngrenë padi për hidrocentralet në Deçan

 

Vetëvendosje: Gjykata ka pezulluar lejet e Kelkos Energy për dy hidrocentralet në Lumbardhin e Deçanit