Gjykata shpall të pafajshëm Sami Lushtakun për arratisjen nga QKUK-ja

Ish- kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, Sahit Jashari e Ismet Haxha janë liruar nga akuza për arratisjen nga QKUK- ja me datën 22 maj 2014.

Për KALLXO.com lajmin e ka konfirmuar avokati Artan Çerkini, mbrojtës i të akuzuarit Sami Lushtaku.

Aktakuza thotë se nga mëngjesi i datës 20 maj deri në mbremjen e 22 majit, Sami Lushtaku së bashku me Ismet Haxhën dhe Sahit Jasharin jane arratisur nga objektet e Spitalit Rajonal të Prishtinës.

Gjithnjë sipas aktakuzës Lushtaku, Jashari dhe Haxha jane fshehur në lokacion të panjohur duke u arratisur nga institucioni ku ata kanë qene në bazë të vendimit të ligjshem.

Sipas prokurorisë qëllimi i arratisjes ishte  mos ekzekutimi i vendimiit të gjyqtarit të EULEX-it për transferin e të akuzuarëve nga Burgu i Dubravës në Burgun e Mitrovicës.

Sot, po ashtu, gjykata ka marrë vendim që ta dënojë e 12 mijë euro gjobë Sami Lushtakun për arratisjen nga Burgu i Dubravës në vitin 2015.

Sami Lushtaku dënohet me 12 mijë euro gjobë  për arratisjen nga Dubrava