Gjykata refuzon propozimin e noterëve ndaj vendimit të ministres Haxhiu

Ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se është refuzuar propozimi i Odës së Noterëve për shtyrje të ekzekutimit të udhëzimit për tarifa noteriale të nxjerrë nga Haxhiu.

Haxhiu ka njoftuar se udhëzimi që është propozuar shtyrja e ekzekutimit të tij, ul në mënyrë të konsiderueshme tarifat për shërbime noteriale, e po ashtu lirohen në tërësi nga këto tarifa fëmijët pa kujdes prindëror, personat me nevoja të veçanta, personat që kërkojnë të realizojnë të drejtat në Qendrën për Punë Sociale dhe personat që përfitojnë nga Ligji për Ndihmë Juridike Falas” thuhet një njoftimin e Haxhiut.

Oda e Noterëve nuk është pajtuar më këtë udhëzim andaj rastin e ka dërguar në gjykatë.

“Gjykata e Themelore në Prishtinë sot e refuzoi si të pa bazuar propozimin për shtyrje të ekzekutimit të Udhëzimit të ri Administrativ për Tarifat Noteriale”- thuhet në njoftimin e ministres.

Ajo ka shtuar se pjesë e hartimit të këtij udhëzimi kanë qenë edhe noterët por qe ata nuk janë pajtuar më të.