Gjykata Themelore në Prishtinë - Foto: KALLXO.com

Gjykata refuzon kërkesën e Avokatit të Popullit për masë të sigurisë ndaj KQZ-së

Avokati i Popullit, ka bërë të ditur se Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e tyre për caktimin e masës së sigurisë ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për shkelje të të drejtave të grave në zgjedhje.

Më 26 shtator, Avokati i Popullit i ka parshtruar Gjykatës Themelore në Prishtinë, padi me kërkesë për masë të përkohshme, për shkelje nga ana e KQZ-së, të së drejtës për trajtim të barabartë të grave në të drejtat zgjedhore dhe të pjesëmarrjes.

“Më 1 tetor 2019, Departamenti i Përgjithshëm i GjThP, i ka përcjell Avokatit të Popullit, Aktvendimin përkitazi me propozimin për caktimin e masës së përkoshme lidhur me Padinë në fjalë. Aktvendimi i GjThP, refuzon propozimin e Avokatit të Popullit për masë të përkohshme për kërkesën që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës të rishikoj listat e partive politike, ashtu që të njëjtat të janë në pajtim me dispozitat e nenit 6, par. 8 dhe 14 të Ligjit për Barazi Gjinore”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.

Tutje në njoftim thuhet se Avokati i Popullit duke e respektuar pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe parimin e mosndërhyrjes në meritën e vendimeve gjyqësore ‘rezervohet nga komentimi i Aktvendimit në fjaë dhe mbetet në pritje të shqyrtimit të Padisë në tërësi’,

Avokati i Popullit padit KQZ-në