Ileana Hoxha

Gjykata nuk e konsideron urgjent rastin e Ileana Hoxhës

Pas ndarjes nga burri, Ileana Hoxha është duke u ballafaquar me procedura gjyqësore për të ndarë pasurinë e fituar gjatë jetës bashkëshortore.

Ajo i është drejtuar gjykatës me kërkesë urgjente, pasi që e gjithë prona e fituar gjatë jetës bashkëshortore është e regjistruar në emrin e ish bashkëshortit të saj Arbnor Hoxha.

Ileana siç transmetoi emisioni “Drejtësia në Kosovë”, ka edhe vërejtje në punën e gjykatë. Sipas saj lënda ishte caktuar fillimisht si lëndë me prioritet, por që në seancën e parë gjyqtarja e rastit e ka ndryshuar këtë duke e lënë si rast që do trajtohet sipas radhës.

“Problemi im lidhet me, unë e konsideroj një padrejtësi që më është bërë në proces të ndarjes së pasurisë pas divorci nga Gjykata e Prishtinës. Posaçërisht e ka një problem me gjyqtaren e rastit që unë mendoj se gjatë seancës gjyqësore e ka ndërruar qasja ndaj lëndës time aty për aty. Nuk e kuptoj arsyen dhe ajo më ka shty me dyshuar që mundet m pas ndërhyrje në proces gjyqësorë. Pro fakti është që lënda shtyhet megjithëse seanca u thirr si lëndë urgjente”, ka deklaruar Ileana Hoxha.

Ajo ka treguar se objekt i kontestit ën gjykatë me ish bashkëshortin janë të gjitha ato pasuri që sipas saj janë krijuar gjatë pas martesës.

“Gjatë martesës janë krijuar dy banesa, një dyqan dhe është një veturë në pyetje. Këto janë objekt i padisë dhe un e kam kërkuar masën e përkohshme për të gjitha këto pasuri, për shkak që të gjitha janë në emrin e ish bashkëshortit”, ka deklaruar ajo.

Siç transmetoi “Drejtësia në Kosovë”, ish-bashkëshorti i saj Arbnor Hoxha, i cili ndodhet jashtë vendit nuk ka dashur që ne të merremi me rastin e tyre, duke thënë se kjo punë i takon gjykatës.

Ai në një bisedë të shkruar na ka deklaruar se arsye pse pasuria është e gjitha e regjistruar vetëm në emrin e tij është se ish bashkëshortja Ileana Hoxha sipas tij nuk ka patur nënshtetësi të Kosovës deri në vitin 2014.