Gjykata merr vendim për policin që dyshohet se dëmtoi kamerat gjatë aksionit antidrogë në veri

Polici i Njësisë së Reagimit të Shpejtë, A. R., është derguar në paraburgim nën dyshimin se ka kryer tri vepra penale atë të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, pengimit të të privuariy apo procedurës zyrtare si dhe dhënies së ndihmës kryersve të veprës penale.

Kjo pasi që polici i NjRSh-së, dyshohet se ka dëmtuar kamerat e sigurisë të vendosura në objektin biznesor në fshatin Izvor, Komuna e Zveçanit me pronar i dyshuari S.N.,  ku është kryer kontrollimi dhe është gjetur laboratori për prodhimin e substancave narkotike si dhe janë gjetur 10 mijë bimë narkotike të llojit marihuanë.  

KALLXO.com kishte raportuar në lidhje me rastin ditë më parë. Në po të njëjtin vend siç ka mësuar KALLXO.com kishte pasur edhe të shtëna me armë zjërri ndersa ishin kërkuar forca shtesë të sigurisë gajtë aksionit të policisë dhe doganës në fillim të kësaj jave.

Inspektorati Policor i Kosovës ditë më parë njoftoi se kanë arrestuar një zyrtar policor në Drejtorinë Rajonale të Mitrovicës së Veriut me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit” dhe “Manipulim me prova”.

Inspektorati Policor  përmes rrugëve operative kishte pranuar informacione se ky zyrtar policor dyshohet se ka dëmtuar disa kamera të sigurisë dhe pajisje të tjera në afërsi të vendit të ngjarjes ku është zhvilluar dje operacioni i përbashkët anti-drogë i policisë dhe doganës në fshatin Izvor të Zveçanit.

 Të shtëna armësh dëgjohen në një fshat të Mitrovicës Veriore, policia në vendngjarje