Foto: Ilustrim

Gjykata merr vendim për Dardan Molliqajn

Gjykata e Prishtinës ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Dardan Molliqaj, i cili po dyshohet për veprën penale – sulm ndaj personit zyrtar.

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit të datës 02.02.2022 kundër të pandehurit Dardan Molliqaj e ka refuzuar si të pabazuar dhe ndaj të njëjtit ka caktuar masën e paraqitjes në stacionin policor.

Kjo masë ndaj të pandehurit do të llogaritet prej një muaji duke filluar nga data 01.02 deri më datën 01.03.2022.

Në rast se i pandehuri shkel masën e shqiptuar Gjykata mund të caktojë masën më të rëndë – paraburgimin.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Dardan Molliqaj ishte arrestuar gjatë ditës së martë duke shkuar për një intervistë në T7.

Përfundon seanca e Dardan Molliqajt, flet avokati i tij