Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gjykata Kushtetuese shpenzon rreth 890 euro për një ‘Iphone 12’

Në muajin që shkoi, KALLXO.com raportoi se Gjykata Kushtetues inicioi procedurat e prokurimit për blerjen e 10 telefonave të mençur siç njihen ndryshe “smartphone”. Për të realizuar këtë blerje, Kushtetuesja kishte ndarë 9,900 euro, mjete këto nga Buxheti i Kosovës.

Për këtë aktivitet të prokurimit, Gjykata Kushtetuese përdori procedurën e koutimit të çmimit, me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.

Mesi i muajit shtator përkatësisht me 15 shtator 2021, ishte afati deri kur operatorët ekonomik të interesuara mund t’i dorëzonin ofertat e tyre.

Sipas njoftimit, Gjykata kishte pranuar 6 tenderë ku 5 prej tyre ishin tenderë të përgjegjshëm.

Çmimi më lartë i ofertuar ishte 9,490.03 euro ndërsa ai më i ulët ishte 8,879.85 euro i operatori ekonomik “Eor Group SH.P.K”, i cili u rekomandua për kontratë e iu dha kontrata më pas.

Sipas kontratës së nënshkruar, Gjykata Kushtetuese blenë 10 telefona mençur me vlerë të përgjithshme të kontratës 8,879.85 euro apo me 887.99 për një të tillë, të prodhuesit “Apple-Iphone 12”.

KALLXO.com edhe në të kaluar ka raportuar për blerjen e telefonave luksozë nga Gjykata.

Gjykata Kushtetuese ndau gati 10 mijë euro për blerjen e 10 telefonave të mençur