Gjykata Kushtetuese publikon vendimin e plotë lidhur me qeverinë Hoti

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka publikuar vendimin e plotë me të cilin e ka shpallur të jashtëligjshëm qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Ky vendim erdhi pasi Kushtetuesja vlerësoi se vota e deputetit Etem Arifi për formimin e kësaj qeverie ishte e pavlefshme pasi deputeti ishte i dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm.

Vendimin e plotë të Kushtetueses mund ta lexoni në këtë link.

Kujtojmë se me këtë vendim për të cilin u dha njoftimi më 21 dhjetor, u kërkua shpallja e zgjedhjeve brenda 40 ditëve.

Ndërkaq, U.D Presidentja Vjosa Osmani të hënën ka thënë se po e pret vendimin e plotë të Kushtetueses për të shpallur datën e zgjedhjeve.

Kushtetuesja shkarkon Qeverinë Hoti, shpall zgjedhjet e reja