Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Gjykata jep detaje për dënimin e Zoran Vukotiqit me 10 vite burg

Gjykata e Prishtinës sot ka marrë vendim të dënojë me 10 vite burg Zoran Vukotiqin, i akuzuar për dhunë seksuale ndaj një qytetareje shqiptare të Vushtrrisë gjatë luftës.

Në komunikatën e Gjykatës thuhet se i akuzuari Z.V, si pjesëtar i forcave policore të njësisë rezervë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në muajin maj 1999 gjatë luftës në Kosovë në kundërshtim me rregullat e të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare gjatë një sulmi të gjerë nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe kundër popullatës civile shqiptare në territorin e komunës së Vushtrrisë, në bashkëkryerje me pjesëtarët e tjerë të këtij njësiti, kishte marrë pjesë në dëbimin e popullatës civile shqiptare.

Në komunikatë thuhet se ai mori pjesë në kryerjen e dhunës fizike dhe psikike ndaj tyre si dhe me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore kishte kryer dhunim seksual ndaj gruas së nacionalitetit shqiptar në atë mënyrë që më 22 maj të vitit 1999, tek varreza e Vushtrrisë, forcat ushtarake, policore dhe paramilatre serbe në mesin e të cilëve edhe i akuzuari Z.V.

Tutje në komunikatën e Gjykatës potencohet se i akuzuari bashkë me të tjerët kishin tubuar popullatën civile shqiptare që më parë ishin dëbuar nga vendbanimet e tyre, i kishin urdhëruar të ulen të tokë dhe përderisa ishin në atë pozitë, i akuzuari me një mjet- shkop të drurit fillon t’i rrahë duke i goditur në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit.

Në komunikatë potencohet se Vukotiq në bashkryerje më pjesëtarët e tjerë i kanë ndarë meshkujt e rinj, i ngarkojnë në kamionë dhe i largojnë nga vendi në drejtim të panjohur, ndërsa gratë, fëmijët dhe pleqtë i detyrojnë të presin në kolonë para një shtëpie dykatëshe, kinse për t’i pajisur me kartela të identifikimit dhe me të ardhur rendi tek e dëmtuara D.1 i akuzuari e kishte marrë me forcë duke e futur në një dhomë në katin e dytë të asaj shtëpie ku kishte edhe gra e vajza të tjera të zhveshura dhe të dhunuara nga disa policë, ku në prezencën e atyre dhe policëve të tjerë i akuzuari e kishte përplasur të dëmtuarën për dysheme, me forcë ia kishte shqyer rrobat dhe kishte kryer aktin seksual – dhunimin.

Gjykata Themelore dënon me 10 vjet burg Zoran Vukotiq për dhunë seksuale gjatë luftës