Gjykata i caktoi paraburgimin të dyshuarit për dhunë në familje

Gjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të dyshuarit për dhunë në familje, D. M.

Sipas vendimit të gjykatës i njëjti është lënë nën masën e paraburgimit, pasi që prokuroria po dyshon se i arrestuari ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor.

Masa e paraburgimit mund të zgjasë deri më datë 25.08.2024.

Lajmin për caktimin e paraburgimit e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Gjykatës së Prizrenit, Marcel Lekaj.

Prokuroria Themelore në Prizren kishte parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër të dyshuarit D. M. nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhunë në familje’’.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me mbrojtësin e të dyshuarit D. M., avokatin Florian Petani, por i njëjti tha shkurt se: ‘’Nuk kam koment për këtë rast’’.

Raportimet e KALLXO.com lidhur me këtë rast i gjeni në këtë – LINK.