Gjykata e Tiranës pezullon nga detyra Armando Dukën

Gjykata e Tiranës ka pezulluar nga detyra kreun e federatës së futbollit, Armando Dukën.

Po i njëjti vendim është marrë dhe për Sekretarin e Përgjithshëm, Ilir Shulkun. Ndërkohë, pezullimi i anëtarit të Komisionit të Verifikimit, Koço Kokëdhimës është refuzuar.

Për Armando Dukën, Prokuroria ka kërkuar ndalimin e përkohshëm të ushtrimit të detyrës si person nën hetim i dyshuar për shpërdorim detyre.

Disa kohë më parë ishte ngritur një padi kundër FSHF-së, ku Gjykata e Tiranës i kishe dhënë të drejtë Bashkësisë së Tiranës.

Me 24 janar shtëpia e Armado Dukës ishte sulmuar me tritol nga persona të panjohur.

Pas sulmit, i pari i Federatës së Futbollit Shqiptar kishte thënë se kamerat e sigurisë e kishin kapur momentin e vendosjes së eksplozivit.

Duka kishte marrë përkrahje nga Kryetari i Federatë së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Disa ditë pas sulmit, Policia e Shtetit të Shqipërisë kishte arrestuar një person të dyshuar./TopChannel