Ndalet rryma në Gjykatën e Prishtinës, 3 tetor 2022 - Foto: KALLXO.com

Gjykata e Prishtinës mbetet në terr

Të hënën në Gjykatën në Prishtinë është ndërprerë furnizimi me energji elektirke, duke pamundësuar kështu rrjedhën normale të punës në gjykatë.

Ndalja e energjisë elektrike ka ardhur, si pasojë e disa punimeve të planifikuara në terren nga ana e Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS).

Punimet planifikohen të zgjasin sot nga ora 11:00 deri në orën 15:00.

“Në NS 110/10(20)kV Prishtina 7 do të ndërprehet:TR 1 dhe TR 2 dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10(20)kV prej orës 11:00 -15:00…, Arsyeja: Mirëmbajtja preventive e nënstacionit”- thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Ndalet rryma në Gjykatën e Prishtinës, 3 tetor 2022 – Foto: KALLXO.com
Ndalet rryma në Gjykatën e Prishtinës, 3 tetor 2022 – Foto: KALLXO.com