Gjykata e Mitrovicës - Foto: KALLXO.com

Gjykata e Mitrovicës redukton stafin për shkak të COVID-19 por gjykimet vazhdojnë

Edhe Gjykata e Mitrovicës, ashtu sikur edhe Gjykata e Prishtinës, Prizrenit, Gjilanit dhe Gjakovës po punon me staf të reduktuar për shkak të pandemisë së COVID-19.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar administratorja e gjykatës, Lumnije Surdulli.

Surdulli tha se po punojnë me staf të reduktuar aty ku munden, ndërsa gjyqtarët po punojnë si gjithnjë.

Tutje, Surdulli tha se asnjë seancë nuk është anuluar për shkak të COVID-19, përveç nëse nuk janë plotesuar kushtet ligjore për mbajtje të seancës.

Po ashtu, Surdulli përmendi edhe mungesën e përkthyesëve në këtë gjykatë si shkas për mosbajtjen e seancave.

Deri më tani Kosova ka 5118 të infektuar, 2730 të shëruar dhe 108 të vdekur.