Gjykata e Mitrovicës - Foto: KALLXO.com

Gjykata e Mitrovicës nis me shtimin e punëve pas lirimit të masave

 

Gjykata e Mitrovicës pritet që së shpejti të filloj punën me rritje të stafit.

Lumnije Surdulli, administratore e kësaj gjykate ka thënë për Kallxo se gjyqtarët janë duke u marrë vetëm me lëndët urgjente.

Ndërsa për mbajtjen e seancave gjyqësore pritet të vendoset pas mbajtjes së një takimi, të cilin planifikojnë ta mbajnë në ditët në vijim me kryetarin e kësaj gjykate Nikolla Kabashiq dhe zëvendëskryetarin Ali Kutllovci.

“Gjyqtarët vijnë në punë në bazë të lëndëve si i kanë çka t’kanë me urgjencë, me i kry më shpejtë, shkojnë pa problem edhe ashtu i kanë kryer edhe në kohë pandemie, ndërsa për seanca gjyqësore nëse do të fillojnë të mbahen apo jo, se shpejti këto ditë do ta mbajmë një takim me kryetarin dhe zëvendës kryetarin mandej edhe i përcaktojmë rregullat“, tha Surdulli.

“Stafi vazhdon ende me kujdestari, shpresoj që gjatë ditëve të ardhshme do të rritet edhe numri i stafit“, ka shtuar Surdulli.