Ilustrim - Gjykata e Gjakovës

Gjykata e Gjakovës shton punën pas lehtësimit të masave nga Qeveria

Pas lehtësimit të masave ndaj pandemisë COVID-19, Gjykata e Gjakovës ka shtuar vëllimin e punës.

Një gjë të tillë për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i gjykatës, Lekë Muqaj.

“Bazuar në vendimin e fundit të KGJK-së, gjykata ka shtuar vëllimin e punës dhe ka rritur kapacitetet e stafit civil që vijojnë punën në gjykatë. Të gjitha punët administrative dhe shërbimet për qytetarë janë duke u kryer pa asnjë pengesë”, tha Muqaj.

Muqaj tregoi se të gjithë gjyqtarët kanë filluar punën dhe detyrat e tyre sipas rregullit dhe se ata si gjykatë do të veprojnë sipas çdo vendimi që sjell Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

“Të gjitha seancat e natyrës urgjente (penale dhe ato civile) janë duke u mbajtur, po ashtu edhe seanca gjyqësore ku me ligj nuk është e paraparë që palët të jenë prezent (lëndët përmbarimore me prapësime dhe ato të kundërvajtjes)”, tha Lekë Muqaj për KALLXO.com

Kujtojmë se Këshilli Gjyqësor i Kosovës, me datë 8 maj kishte nxjerrë vendim me të cilën u shtohet aktiviteti i punës gjykata të Kosovës.