Ragip Begaj. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gjykata e dënon ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj

Ish-kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj sot është shpallur fajtor nga akuza për korrupsion.

Gjykatësja Violeta Namani ka konfirmuar për KALLXO.com, se sipas aktgjykimit, Begaj u dënua me 6 muaj burgim, i cili me pëlqimin e Begajt u zëvendësua me gjobë prej 5 mijë euro.

Begaj, në vitin 2018 kishte caktuar një lokacion për ndërtimin e një shkolle në fshatin Prenoc, ku i kishte premtuar të dëmtuarit Rexhep Rudit që të hyjë në marrëveshje për shkëmbimin e tokës me qëllim të ndërtimit të shkollës.

Një pjesë e kësaj shkolle ishte planifikuar që të ndërtohet në pronë private, e cila ishte në kundërshtim me vendimet e Komunës së Malishevës.