Fatih Keskin

Gjykata e Bosnjës heq pengesat e lëvizjes për drejtorin e shkollës gyleniste

Një gjykatë hoqi kufizimet e vendosura ndaj një punonjësi të shkollës turke, por për shërbimin e inteligjencës ai mbetet një “kërcënim për sigurinë kombëtare”.

Një gjykatë në Bosnje dhe Hercegovinë ka përfunduar kufizimet në lëvizjen e shtetasit turk Fatih Keskin, të vendosur më parë nga Shërbimi për Çështjet e të Huajve pas arrestimit të tij dhe lirimit pasues në dhjetor të vitit të kaluar, tha gjykata për BIRN.

I kërkuar në Turqi, Keskin u arrestua në 3 dhjetor 2019 dhe u transferua në qendrën e ndalimit të migrantëve të Shërbimit për çështjet e të Huajve pasi Shërbimi revokoi lejen e tij të qëndrimit.

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës urdhëroi lirimin e tij më 16 dhjetor por Shërbimi për marrëdhënie me të huaj – duke vepruar në bazë të një vlerësimi të shërbimit të inteligjencës se ai paraqiste një kërcënim për sigurinë kombëtare – kërkoi që Keskin të paraqitej në zyrën e vet Bihaq në veriperëndim të Bosnjës tre herë në javë dhe i kufizoi lëvizjet e tij në zonën midis Bihaqit dhe kryeqytetit, Sarajevë.

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës urdhëroi heqjen e kufizimeve.

“Vendimet e shkallës së ulët nga organet administrative janë anuluar dhe të gjitha masat ndaluese të vendosura ndaj tij janë përfunduar. Vendimet e mëparshme nga organet administrative janë anuluar dhe ato nuk janë më në fuqi”, tha avokati i Keskin, Ahmet Efendic, për BIRN.

Keskin është një punonjës i Kolegjit Una-Sana në Bihaq, pjesë e Richmond Park Group në Sarajevë. Richmond është pasardhësi ligjor i institucioneve arsimore Bosna Sema, i cili ka qenë i lidhur me Fetullah Gulen, klerikun turk të mërguar të akuzuar për orkestrimin e një grusht shteti të dështuar kundër Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në vitin 2016.

Përgatiti: Ardita Zeqiri