Foto: Kallxo.com

Gjykata e Apelit refuzon propozimin e qeverisë për vendosjen e masës së sigurisë në rastin e NPB-së  

Është refuzuar propozimi i Qeverisë së Kosovës për caktimin e masës së sigurisë kundër Ndërmarrjes Publike Banesore, Made Group Construction, Arkos Group dhe Madekos, për shkak të anulimit të kontratës për ndërtimin e përbashkët të objektit banesor afarist.

“Refuzohet si i pa bazuar propozimi për caktimin e masës së sigurimit të paditëses-propozueses, Qeveria e Republikës së Kosovës, me të cilën ka kërkuar që të caktohet masa sigurimit në ngastrat Kadastrale P-71014059-07490-2 ZK Prishtine, sipërfaqe 4007 m2, P. 71914010-074933 2K Prishtine sipërfaqe 1147 m2, P-71914059-07493-3 ZK Prishtinë, sipërfaqe 11390 m2, P-7194059-07493-7 ZK Prishtine sipërfaqe 1000 m2 në sipërfaqe total 17828 m2, t’iu ndalohet kundërshtarëve të sigurimit, Ndërmarrja Publike Banesore sh.a, me seli në Prishtinë, Made Group Construction sh.pk me seli ne Prishtine, 3. Arkos sh.pk, me seli ne Prishtine dhe Madekos shpk, me seli në fshatin Vragoli, Komuna e Fushe Kosovës, që të tjetërson apo ngarkojnë parcelat kadastrale,  iu ndalohet që të ndërmarrin çfarëdo veprimi duke përfshire dhe nënkuptuar ndërtimin apo gërmimin në parcelat e lartpërmendura, t’iu ndalohet ndryshimi faktik i parcelave deri në nxjerrjen e vendimit meritor”, thuhet në arsyetimin e aktvendimit të Gjykatës së Apelit.

Në këtë aktvendim theksohet se, në vendimin e Gjykatës Themelore, është vërtetuar se nuk janë plotësuar dy kushtet për caktimin e masës së sigurimit të paraparë me ligj.

Pra, sipas vendimit Qeveria nuk ka arritur të provoj se ekziston rreziku se pa caktimin e masës së tillë të sigurisë do të ishte ndikimi negativ.

“… pra propozuesi i sigurimit nuk ka bërë të besueshme ekzistimin e kërkesës apo të drejtës së tij subjektive dhe nuk ka provuar se ekziston rreziku se pa caktimin e masës së tillë pala kundërshtare-propozuesi do të mund të pamundësohet apo vështirësonte dukshëm realizimin e kërkesës, sidomos me tjetërsimin e pasurisë se vet, me fshehjen e saj, me ngarkimin apo me ndonjë mënyrë tjetër me të cilën do të ndryshonte gjendjen ekzistuese të gjërave, ose në ndonjë mënyrë tjetër do të ndikonte negativisht në të drejtat e propozuesit të sigurimit”, thuhet në aktvendimin e Gjykatës së Apelit.

Ndërkaq NPB, e ka quajtur këtë vendim si vërtetim të ligjshmërisë së këtij projekti.

“Sot kemi pranuar vendimin edhe prej Gjykatës së Apelit lidhur me pretendimet joprofesionale dhe të motivuara politikisht të Ministrisë së Drejtësisë karshi NPB-së.  Përmes këtij vendimi u vërtetua ajo që kemi thënë që në fillim lidhur me projektin tonë të ndërtimit – ai është tërësisht i ligjshëm”, ka thënë NPB në facebook.

Të gjitha raportimet e KALLXO.com lidhur me projektin e NPB-së mund t`i lexoni duke klikuar në LINK